Kosovës po i ikin qytetarët
23/01/2020 18:49

Më shumë se 220 mijë qytetarë të Kosovës kanë emigruar në dekadën e fundit, siç tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Kjo shifër konsiderohet mjaft shqetësuese nga demografët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Niveli më i lartë i emigrimit u shënua në vitin 2015, kur nga Kosova u larguan mbi 75 mijë qytetarë. Më pas në vitin 2016 dhe 2017, emigrimi shënoi rënie, për tu rritur sërish vitin pasues. Vendet ku kanë emigruar më së shumti kosovarët gjatë kësaj kohe kanë qenë kryesisht Gjermania, Franca, Austria, Sllovenia e Kroacia. Demografi Rifat Blaku tha për Radion Evropa e Lirë, se me shqetësues në këtë situatë është fakti që vendin po e braktis pjesa më vitale e popullsisë, të rinjtë, të cilët janë edhe më produktivë e të shkolluar. “Është një humbje e madhe dhe një çrregullim i ndjeshëm në strukturën demografike e biologjike. Nevojitet medoemos një aksion efikas, praktik dhe institucional, për të krijuar politika që minimizojnë efektet negative të emigracionit”, tha Blaku. Ndërkohë në 1 mars 2020, pritet të hyjë në fuqi dhe Ligji gjerman për fuqinë punëtore, i cili rregullon me detaje mbërritjen e fuqisë punëtore nga vendet jashtë Bashkimit Europian. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ekspertët presin që të ketë fluks të shtuar largimi të të rinjve nga Kosova. Sondazhet tregojnë se pjesa dërrmuese e këtyre të fundit që zgjedhin të largohen nga vendi e bëjnë këtë për shkak të mungesës së perspektivës.

Top Channel/ Anëtarësimi i Kosovës në KIE, Bakojanis apel për pranimin e kërkesës
16/04 19:57
Top Channel/ 2 ekzekutime në 4 ditë/ Reagimet pas vrasjes së gruas në Pejë, ditë zie në Kosovë
16/04 19:47
Top Channel/ A do të anëtarësohet Kosova në KiE? Ja çfarë deklaron raportuesja Dora Bakojanis
16/04 19:31
Top Channel/ Bashkëshorti vret gruan në Pejë! Rasti i dytë brenda pak ditësh. Autori ishte nën akuzë
16/04 15:11
Top News/ ‘Franca do të bllokojë Kosovën’ / Mediat serbe: Vuçiç bindi Macron për votën në KiE
16/04 12:53
Top News/ Tjetër grua e vrarë në Kosovë/ Ngjarja në Pejë, autor dyshohet sërish bashkëshorti
16/04 10:19
Top Channel/ Protestë kundër vrasjes së grave në Kosovë pasi ish-bashkëshorti vrau Erona Coklin
15/04 23:08
Top News/ ‘Siguri për vajzat dhe gratë’/ Protesta në Prishtinë pas vrasjes së 21-vjeçares
15/04 20:59
Top Channel/ Protestë kundër vrasjes së grave. Tubimi në Prishtinë pas vrasjes së 21-vjeçares
15/04 19:57
Top News/ Forumi për Gratë në Kosovë/ ‘Drejtësi për viktimat dhe të mbijetuarit e luftës’
15/04 19:24
Top News/ Serbia, mijëra dronë iranianë. Kurti mbledh ‘Sigurinë’ pas sulmit ndaj Izraelit
15/04 17:55
Top Channel/ Forumi për Gruan, Paqen dhe Sigurinë, temë kryesore, dhuna seksuale gjatë luftës
15/04 15:25
Top Channel/ Protesta për vrasjen e 21-vjeçares/ Prishtinë, mblidhet “Forumi për Gruan”
15/04 13:01
Top News/ Kosova në prag të anëtarësimit/ Basha nga KiE – Nis java e vendimeve të mëdha
15/04 11:39
Top News/ Kosova, tre herë më shumë para për armatim! Kurti numëron sukseset në mbledhjen e VV
14/04 16:36
Top News/ Kryetarët shqiptarë do mbeten në veri /Kosovë, ekspertët: Procesi i 21 prillit do dështojë
14/04 16:34
Top News/ Vrau ish-bashkëshorten, lihet në burg. Kosovë, autori-nuk më dërgoi foto të djalit
13/04 16:57
Top Channel/ Burg për vrasësin e ish-bashkëshortes në Ferizaj! Dëshmia: S’më linte të shihja djalin
13/04 15:09
Top Channel/ Vrau ish-bashkëshorten dhe plagosi vëllain e saj në Ferizaj
13/04 12:57
Top News/ Vritet gruaja në Ferizaj. Autor ish-bashkëshorti, ‘që nuk pranonte ndarjen’
12/04 19:55