Kosovë/ “U ndëshkuan me votë”, kush mbeti jashtë kuvendit
14/11/2019 20:42

Zgjedhjet e 6 tetorit, lanë jashtë kuvendit të Kosovës, disa deputetë që kanë përfaqësuar partitë politike në dy ose më shumë legjislatura, përfshirë edhe figura qendrore të tyre. Lëvizja vetëvendosje rezulton partia fituese, por edhe nga radhët e saj, disa figura qendrore, kanë mbetur jashtë kuvendit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me LDK, PDK, AAK etj. Analistët thonë se kjo ka ndodhur pasi qytetarët e Kosovës janë lodhur me figura që kanë qenë pjesë e kuvendit për disa legjislatura por që pak kanë bërë për ta. Qytetari ka vendosur se është lodhur me ato figura dhe mbi të gjitha këta deputetë që kanë kandiduar për herë të tretë ose të katërt janë ndjerë komod dhe ndoshta nuk kanë bërë fushatën dhe punën e duhur në terren që të arrijnë t’i sigurojnë votat që të rizgjidhen për herë të dytë ose të tretë, të katërt”, shprehet Rasim Alija. Për Arbëresha Loxhën, qytetarët i kanë ndëshkuar ata edhe për shkak të performancës së dobët apo aferave korruptive në të cilat disa prej tyre janë përfshirë. Së pari pamë që opozita tashmë është në pozitë dhe shumë deputetë të cilët në të kaluarën kanë qenë të përfaqësuar në disa legjislatura dhe jo vetëm një tashmë nuk janë pjesë e kësaj legjislature, që mund të jetë ndëshkim nga votuesit si në kuptim të performancës jo të mirë, po edhe gjithashtu aferave të ndryshme korruptive”, tha ajo. Disa nga emrat e mbetur jashtë kuvendit të kosovës janë Xhelal Sveçla, Sami Kurteshi, Ismet Beqiri, Xhavit Haliti etj.

Top Channel/ Akuza për keqpërdorime! Kuvendi i Kosovës, seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të PDK
28/03 15:37
Top Channel/ Kosova në KiE, reagon Petkovic: Do konsiderohet gjest armiqësor ndaj Serbisë!
28/03 15:24
Top Channel/ Kurti nuk ndryshon qëndrim për dinarin: Ndihmat për serbët të vazhdojnë, por në euro!
28/03 12:56
Top Channel/ Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të PDK
28/03 12:47
Top News/ Anëtarësimi në KiE. Kurti përshëndet votimin: Përfitojnë të gjithë dhe serbët
28/03 12:05
Top Channel/ Takimi i ministrave, Kroacia e Kosova thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e sigurinë
27/03 21:26
Top Channel/ Kosova,një hap pranë KiE! Miratohet raporti për t’u bërë anëtare e komisioinit Europian
27/03 19:18
Top Channel/ Kramon sulmon Kurtin: Ushtria digjitale e Vetëvendosjes kufizon lirinë e shprehjes
27/03 19:15
Top News/ Kalohet pengesa e parë drejt KiE / Rekomandohet anëtarësimi i Kosovës, vendimi në prill
27/03 18:37
Top News/ NATO është fati i Kosovës / Osmani: Serbia do të na kthejë në vitet 90
27/03 16:48
Top Channel/ Osmani “rrëzon” Escobarin: Asociacioni, jo kusht për anëtarësimin në KiE!
27/03 15:27
Top News/ Nga prilli gjoba më të larta/ Ndryshon ligji për rregullat e trafikut në Kosovë
27/03 15:25
Top News/ Osmani pret Kosovën në KiE / Asociacioni nuk është kusht, bëmë gjithçka mundeshim
27/03 14:19
Top News/ Shkrepet arma në Prishtinë/ Vritet shënjestra e atentatit dhe një kalimtare e rastit
27/03 14:18
Top Channel/ Vrasje në Prishtinë, shkon në tre numri i të plagosurve! Autorët janë ende në kërkim
27/03 12:34
Top News/ Atentat 30-vjeçarit në Prishtinë/ Viktima me precedent kriminal
27/03 12:26
Top Channel/ Kosova në Këshillin e Europës, sot në Paris raporti i Bakojanit!
27/03 12:21
Top Channel/ Kosovë, mbyllen 387 biznese! Arsyet, rënia e fuqisë blerëse e konkurrenca e pabarabartë
26/03 19:50
Top Channel/ Raporti për Kosovën në KiE! Shqyrtohet nesër, priten rezultate pozitive
26/03 19:19
Top Channel/ Asambleja Parlamentare e NATO-s votë pro Kosovës, e pranon si anëtare të asociuar
25/03 22:26