Konispol/ Po humbin gjurmët e historisë, monumentet e kulturës në gjysmë rrënoja
02/01/2020 19:22

Në Konispol gjurmët historike të shekullit të kaluar janë kthyer në gjysmë-rrënoja. 12 banesa dhe të paktën 3 objekte të tjera të njohura me statusin e monumentit të kulturës vuajnë dëmtime dhe transformime rrënjësore. Godina të tilla si shtëpia e Alush Takës, valltarit të njohur Osman Taka, shtëpia e Dino Omarit, Beqo Zenunit apo Shefqet Haxhiut kanë humbur shumicën e elementëve të arkitekturës apo brendisë historike. Objektet ose janë përshtatur për nevojat e përditshme të banorëve të tyre ose nuk ekzistojnë më. Hatixheja jeton prej vitesh në objektin e tipit kullë i njohur si Spitali i Konispolit, në origjinë shtëpia e familjes Haxhiu, por që prej dekadash nuk restaurohet. Astrit Tatari, ish-mësues i gjimnazit të Konispolit thotë se ekziston rreziku që bashkë me trashëgiminë materiale të humbasë edhe memorja historike e trevës. Ilmi Jupe, një tjetër arsimtar i zonës, tregon se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje restauruese dhe se lista e monumenteve duhet rishikuar duke hequr objektet që nuk ekzistojnë më. Një tjetër shtëpi e njohur në Konispol e lidhur me emrin e vallëtarit të valles çame, Osman Taka, nuk ka me asgjë që të kujtojë një monument kulture. Familja që jeton aty me qera di shumë pak për të kaluarën historike të banesës ndërsa transformimet për nevoja jetike i kanë zhdukur objektet e trashëguara të familjes Taka. Në Konispol jetojnë sot rreth 2500 banorë. Më parë qyteza e vendosur buzë kufirit me Greqinë ruante një trashëgimi edhe më të pasur monumentale. Me dekadat dhe mungesën e vëmendjes Konispoli humbi pazarin dykatësh ku ushtronin aktivitetin rreth 40 zejtarë, medresenë, portat historike, rrugën mesjetare me kalldrëm dhe një trashëgimi të pasur jomateriale.

Top Channel/ “Kërcimi i hutave”! Fotografi shkodran fiton çmim në konkursin ndërkombëtar
27/03 12:45
Top Channel/ Festivali “Marie Kraja”! Artistët në garë do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare
26/03 15:30
Top Channel/ Lamtumira për “Mjeshtrin e Madh”! Homazhet në nder të Jorgo Papingjin
23/03 14:51
Top Channel/ “Darka e fundit me apostujt”! Besimtarët në Nenshat krijojnë skenën biblike
23/03 12:27
Top Channel/ “Elektra” flet shqip! Teatri shëtitës Çajupi shfaq në Lezhë, tragjedinë greke
23/03 12:23
Top Channel/ Ekspozita për Pavarësinë e Greqisë në Gjirokastër me piktorë grekë dhe shqiptarë
22/03 15:43
Top Channel/ Karnavalet në Gjirokastër! Festa e verës zgjat 4 ditë, vizitorë të shumtë në qytet
17/03 12:29
Top Channel/Gëzim Kame rikthehet në teatër/ “Biznesmeni” premiera e shfaqjes më 22 Mars në Arturbina
15/03 15:29
Top Channel/ Atmosfera festive e Ditës së Verës mbërrin në Lushnjë, në shesh nis festa
13/03 21:48
Top Channel/ Festa e Ditës së Verës/ Sot në Elbasan festa zgjat deri pas mesnate. Koncerte e panaire
13/03 20:02
Top Channel/ Art me riciklim/ Ekspozita me veprat e krijuara nga mbetje të ricikluara
13/03 19:58
Top Channel/ “Shihemi në gusht”/ Botohet libri i Marquez që shkrimtari la amanet…
11/03 19:52
Top Channel/ Art dhe zeje! Elbasan, panairi i shkollave si pjesë e festimeve për ditën e verës
11/03 15:34
Top Channel/ Gratë e letrave/ Shkrimtaret e njohura diskutim mbi refleksionet e tyre për 8 Marsin
08/03 20:03
Top Channel/ Nderohet Hasan Prishtina! Përurohet në Elbasan memoriali për atdhetarin
07/03 15:28
Top Channel/ Dita e mësuesit! Hapet ekspozita me abetare “Udha e shkronjave” në Korçë
07/03 15:18
Top Channel/ Rikonstruksioni i muzeut/Restaurimi do të zgjasë katër vite, punimet nisin më 16 mars
06/03 19:31
Top Channel/ Edicioni i tretë i “Femfest”/ Artistë dhe politikanë i bashkohen festivalit
05/03 20:02
Top Channel/ Orkestra e harqeve të Korçës/ Dirigjenti: duam rritje rroge dhe kontrata të reja
05/03 15:48
Top Channel/ Muzika e eposit heroik legjendar/ Studimet e rralla të Radojës për Veriun dhe Jugun
04/03 20:29