Në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, këtë fundjavë do të shfaqet premiera e komedisë franceze “Stjuardesat”, një komedi që fshikullon lidhjet poligame duke synuar të ofrojë argetim, batuta dhe shumë buzëqeshje për një stinë që lë pas dimrin dhe rizgjon jetën me të gjitha ngjyrat e saj.