Kina do të ndalojë prodhimin e makinave të naftës
10/09/2017 00:00

Pas Britanisë dhe Francës, edhe Kina planifikon të ndalojë prodhimin dhe shitjen e automjeteve me naftë. Zv.ministri kinez i Industrisë njoftoi se Kina, tregu më i madh i automobilëve në botë, ka nisur kërkimet përkatëse, por ende nuk ka vendosur se kur do të hyjë në fuqi ndalimi.