Kim Jong-un falënderon Korenë e Jugut për mikpritjen
13/02/2018 12:17

Dashuri në kohërat e të ftohtit! Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim jong-un e lavdëroi pritjen që fqinji jugor i bëri delegacionit të tij në Pyeongchang, e bëri thirrje për t’i dhënë energji të re klimës së ngrohtë të pajtimit të krijuar nga Lojërat Olimpike të Dimrit.