Supozohej të ishte një ushtrim sa për spektakël, por zbritja me litar nga helikopteri për paksa ka qenë tragjik për 3 ushtarakë indianë. Ndërsa zhvillonin stërvitje për paradën e ditës së ushtrisë në Indi, jeta e tre ushtarëve është vënë në rrezik serioz pasi litari me të cilin ata po zbrisnin nga 15 metra lartësi është këputur, e ata kanë rënë mbi njëri-tjetrin.