Ipeshkvi Dodë Gjergji: U pre në besë miku
01/04/2018 15:19

Kundër largimit të 6 gylenistëve nga Kosova ka dalë edhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Gjatë mbajtjes së meshës në vigjilje të Pashkës katolike, Imzot Dodë Gjergji u shpreh se dërgimi i tyre drejt Turqisë është edhe një tregues për të ardhmen e atyre që sipas tij prenë në besë individë që deri dje cilësoheshin miq.