Investimet, te energjia; Në tre muaj u përdoren 283 mln euro
26/06/2018 15:17

Investimet e huaja në Shqipëri janë të varura në pjesën dërrmuese vetëm nga një sektor. Ai është energjia. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në tre mujorin e parë të këtij viti, kompanitë e huaja investuan 283 milionë euro në ekonominë shqiptare.