Investimet publike rriten me 26%, financimet kryesisht nga donatorë të huaj
03/06/2018 15:38

Investimet e buxhetit u rritën ndjeshëm në katër muajt e parë të vitit, teksa qeveria ka shpenzuar më shumë para në projekte publike. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për periudhën janar-prill investimet publike arritën 18.3 miliardë lekë ose 26 për qind më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.