Të verbërit dhe paraplegjikët si dhe persona të tjerë me aftësi të kufizuara paralajmërojnë protestë para parlamentit ditën e enjte më 8 mars, ku në mënyrë paqësore do t’u kërkojnë deputetëve të mos votojnë ndryshimet në ligjin për statusin e të verbërve dhe paraplegjikëve të cilat u prekin atyre kompensimet që i bëhen për energjinë elektrike, telefoninë dhe transportin publik.