Demokratët besojnë se të shtunën dhe në vijim do ta kenë të lehtë të bëjnë oponencën e programit qeveritar të kabinetit Rama, sepse, sipas tyre, Kryeministri Edi Rama nuk ka një program real, ku premtimet elektorale të shoqërohen me masa dhe afate të qarta për realizimin e tyre.