Hyrja e migrantëve nga Turqia në BE ka shënuar rritje
17/01/2020 17:48

Numri i emigrantëve që kanë hyrë në Europë nga Turqia u rrit ndjeshëm vitin e kaluar. Pohimin e bën kreu i agjencisë kufitare të Bashkimit Europian (FRONTEX), Fabrice Leggeri. “Në vitin 2019 më shumë se 82.000 migrantë u përpoqën të hyjnë pa autorizim në Europë, një rritje prej 46% krahasuar me një vit më parë”, tha Leggeri. Kjo rritje, sipas tij, ishte kryesisht pasojë e përshkallëzimit të situatës në Siri, por edhe paqëndrueshmërisë në Afganistan e ndryshimit të politikave ndaj shtetasve afganë nga ana e autoriteteve iraniane dhe pakistaneze. Emigrantët e larguar nga Turqia hyjnë në masë të madhe në territorin e Greqisë, anëtare të Bashkimit Europian. BE-ja ra dakord në vitin 2016 që t’i jepte Turqisë deri në 6 miliardë euro për të përballuar fluksin e sirianëve, e qeveria në Ankara mori masa për ndalimin e tyre. Që atëherë, megjithatë, pakënaqësitë nga pala turke janë shtuar. Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, thotë se vendi i tij nuk mund të marrë përsipër i vetëm barrën e pritjes së 3.6 milionë refugjatëve sirianë dhe në të kaluarën ka kërcënuar se do të “hapë portat” për emigrantët që të vërshojnë drejt Evropës. Ai kërkon më shumë para dhe nuk është çudi, që europianët të dorëzohen përpara këtij pretendimi.

Top News – Austria ‘hapet’/ Zbuten masat nga 14 prilli
07/04 14:44
Top News – Spanjë, ndalet rënia/ Raportohen 743 viktima të reja
07/04 14:41
Top News – Paralajmërimi i OBSH/ Mos nxitoni me lehtësimin e masave
07/04 14:40
Top News – Super-paketa e stimulimit/ Itali, 400 miliardë euro për bizneset
07/04 12:29
Top News – Koronavirusi në Kinë/ Nuk raportohet asnjë viktimë
07/04 12:28
Top News – Koronavirusi në SHBA/ Prek më shumë afro-amerikanët
07/04 12:26
Top News – Kompania franceze/ Prodhon testin e shpejtë të covid
07/04 12:25
Top News – Kryeministri britanik/ Kalon natën në kujdes intensiv
07/04 12:24
Top News – Trump ofron ndihmë/ Për kryeministrin britanik Johnson
07/04 10:24
Boris Johnson në terapi intensive, gazetari tregon të rejat më të fundit nga Londra
07/04 03:53
Top News – Përkeqesohet Johnson/ Po trajtohet në terapi intensive
06/04 22:14
Greqi, sot 6 vitima/ Nërkohë bien rastet e reja me Covid-19
06/04 21:31
439 viktima në Britani/ Kryeministri vijon të jetë i shtruar në spital
06/04 21:29
Java më e vështirë në SHBA/ Mbi 337 mijë të infektuar dhe 9650 viktima nga Covid 19
06/04 21:27
Top News – Rritet numri i viktimave/ Itali, shtohen edhe të shëruarit
06/04 21:25
Top News – Koronavirusi në botë/ Shkakton mbi 70 mijë viktima
06/04 18:30
Top News – Përse vret të rinj/ Përpjekje për të zbardhur misterin
06/04 17:21
Top News – Gëzim në Zelandën e Re/ Lepuri i pashkës, jo në izolim
06/04 17:21
Top News – Bekime nga qielli/ Papa i vetëm në Shën Pjetër
06/04 17:21
Top News – Rinis puna në Wuhan/ Qyteti drejt hapjes së plotë
06/04 17:20