Hong Kong/Protesta kundër ekstradimit, rrethohen godinat qeveritare
12/06/2019 10:18

Protestuesit në Hong Kong kanë rrethuar ndërtesat qeveritare; me maska në fytyrë e helmeta në kokë ata bllokuan rrugët përreth godinave në fjalë. Policia ka ndërhyre duke përdorur gaz lotsjellës dhe ia bëri të qartë tubuesve se është e përgatitur të përdorë forcën.