Hong Kong, plagoset rëndë protestuesi
11/11/2019 17:49

Në Hong Kong, një protestues u plagos rëndë me armë zjarri të hënën nga një polic, ngjarje që shënon një përshkallëzim dramatik të demonstratave pro-demokracisë. Pamjet video tregojnë një polic duke i drejtuar armën një protestuesi të maskuar ndërsa po përpiqej ta arrestonte. Oficeri më pas hapi zjarr ndaj një protestuesi të dytë me rroba të zeza që po afrohej. Policia e Hong Kong konfirmoi se një protestues ishte qëlluar. Autoritetet e spitalit thanë se protestuesi i plagosur ishte në gjendje kritike. Ngjarja vjen ndërsa protestat e fundjavës që e kanë zhytur territorin kinez në kaos prej pesë muajsh, vazhduan edhe të hënën. Grupe të vogla protestuesish të maskuar bllokuan disa kryqëzime rrugësh dhe linja hekurudhore si dhe vandalizuan disa biznese. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe me topa uji për të shpërndarë protestat në pjesë të ndryshme të qytetit, përfshirë kampusin e Universitetit Politeknik të Hong Kongut. Pati gjithashtu njoftime se një personi iu vu zjarri pasi e kishte spërkatur trupin me benzinë. Shefja Ekzekutive Carrie Lam, e cila është bërë shënjestër kritikash, e dënoi ngjarjen si “një shkelje flagrante të paqes dhe sundimit të ligjit”.

Franca, konferencë donatorësh/ Komisioneri i krizave të BE në Tiranë: Presim vlerësimin për nevojat
05/12 19:56
Erdogan takon Micotaqis – Në agjendë, marrëveshja detare
05/12 15:31
Ushtari amerikan vret dy persona në Pearl Harbor
05/12 15:18
Ukrainë/ Zjarr në konvikt, viktima dhe të zhdukur
05/12 15:18
Macron: Qëllimi i Ballkanit është të tërheqim të gjithë Rajonin në BE
05/12 15:08
Bredhi në kongres, Nensi Pelosi ndez dritat
05/12 14:31
Palmer: Duam njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi
05/12 14:17
Dënohet Todosijeviç, quajti trillim masakrën e Reçakut
05/12 14:05
15 mln euro ndihma nga BE/ Presidentja e KE: Solidarizim me Shqipërinë
04/12 19:43
Samiti i NATO-s në Londër/ Rama: Europa e tregoi që është me ne, fola edhe me Trump
04/12 19:37
Mediat gjermane për tërmetin: Rindërtimi mund të kushtojë deri në 1 miliardë euro
04/12 18:26
Vuçiç me Putin: Nuk jam optimist për Kosovën
04/12 17:35
Samiti i NATO-s, mungesë uniteti në aleancë
04/12 12:23
Shtëpia e Bardhë, dekorime me temë “shpirti amerikan”
04/12 12:22
Vucic në Rusi: Do bisedoj me Putinin për Kosovën
04/12 12:18
Samiti i NATO-s, Rama krah liderëve botërorë
04/12 12:17
SOS në Bosnje! Emigrantët në kushte katastrofike
04/12 12:15
Edhe në Athinë ndizen qirinj për viktimat e tërmetit
03/12 22:45
Samiti i NATO-s në Londër/ Rama do të kërkojë ndihmë për tërmetin nga vendet anëtare
03/12 19:33
Harta e rrezikut nga tërmetet/ Ballkani, vendet e Mesdheut dhe Turqia më problematiket në Europë
03/12 19:28