Hetimi i Trump/ Seanca ne dhomën e përfaqësuesve transmetohet direkt
13/11/2019 19:27

Hetimi i kongresit amerikan për shkarkimin e presidentit Donald Trump, tani transmetohet drejtpërdrejtë. Dhoma e Përfaqësuesve po e heton Trump nëse ai ka abuzuar detyrën e tij për përfitime personale dhe politike, duke nxitur një qeveri të huaj për të hetuar rivalët e tij politikë. Në veçanti, nëse Trump, pezulloi 390 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe i kërkoi presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy që të zhvillojë hetime ndaj kundërshtarit të tij të mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ish-nënpresidentit amerikan Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter. Dëshminë e parë para Dhomës së Përfaqësuesve e bëri William Taylor, i ngarkuari me punë në Ukrainë, një diplomat veteran, i cili e ka përshkruar si të “parregullt” përdorimin e kanaleve alternative nga ana e administratës Trump për të zhvilluar politikën e jashtme ndaj Kievit, dhe e cila u drejtua nga Rudy Giuliani, avokat personal i presidentit. Po të mërkurën dëshmoi edhe George Kent, zëvendës ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit. Ndërkohë, më 15 nëntor, është planifikuar të dëshmojë, Marie Yovanovitch, ish-ambasadore në Ukrainë. Para se ajo të kthehej papritur në Uashington në muajin prill, Yovanovitch u tha hetuesve se ishte paralajmëruar të “ruante vetën” pasi Giuliani dhe Trump kishin minuar aktivitetin e saj. Tre dëgjime publike janë caktuar për javën e ardhshme.

Top News/ Gjermania ‘përgatitet’ për Rusinë / Lufta hibride, Berlini merr masa kundër ndikimit rus
29/03 09:25
Top Channel/ “Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit! Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë
28/03 22:56
Top News/ Tre Presidentë bëhen kundër Trump, superfushatë fondesh për Biden
28/03 22:30
Top Channel/ “Moska blen armë nga Koreja e Veriut”. Vota në OKB e Rusisë nxiti akuzat e Perëndimit
28/03 22:12
Top Channel/ E Enjtja e Madhe, Papa lan këmbët e 12 grave të burgosura!Dedikim dhe për luftën në Gaza
28/03 21:40
Top Channel/ Humb jetën tragjikisht shqiptari në Itali! E zunë poshtë materialet e ndërtimit
28/03 21:18
Top Channel/ Bombat ruse e kthejnë fshatin kufitar në Ukrainë në “ferr”, rrafshohen ndërtesat
28/03 20:03
Top Channel/ Të ndalohet diskriminimi për flokët e grave me ngjyrë, pr/tligji i parlamentit francez
28/03 19:05
Top Channel/ 100 mijë euro kokainë me vete, ja çfarë i ndodhi shqiptarit në Itali
28/03 18:35
Top Channel/ E rëndë, djali i ish-oficerit dënohet me burg në Angli! Si arriti të zbulohej
28/03 18:13
Top Channel/ A do ta fitojë Stambollin dhe Ankaranë? Të dielën testi i fortë për Erdogan
28/03 18:13
Top News/ Përvjetori i anëtarësimit në NATO/ Berisha-Shqipëria sot s’e meriton aleancën
28/03 18:07
Top News/ Rrotullimi i tokës po ndryshon / Shkrirja e akullit polar do ‘na vjedhë’ kohë
28/03 15:45
Top News/ Dimri do shkojë deri në verë! Borë në Britani, stuhia Nelson përfshin vendin
28/03 15:44
Top News/ SHBA ‘armatoset’ nga Turqia / Do blejë eksploziv për të prodhuar predha për Ukrainën
28/03 15:26
Top Channel/ Rekord i ri emigrantësh në La Mansh, shtohet presioni mbi Rishi Sunak!
28/03 15:25
Top Channel/ Mali i Zi votë kundër Kosovës në KiE, opozita kritika: Na dëmtoi reputacionin!
28/03 12:58
Top Channel/ Putin:Do godasim F16 e dhënë Kievit edhe në aeroportet e NATO-s, Berlini tërheq Taurus!
28/03 12:57
Top Channel/ “Zbutet” Izraeli, dërgon strategët e luftës në SHBA për sulmin në Rafah!
28/03 12:54
Top News/ Rusia sjell ‘bombat smart’ / Vazhdon terrori në Ukrainë, lëndohet foshnja tre muajshe
28/03 12:06