Hetimi i ndërhyrjes ruse, demokratët kërkojnë shkarkimin e Devin Nunes
02/02/2018 12:38

Udhëheqësi i demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer kërkon dorëheqjen e kreut republikan të Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, Devin Nunes, me pretendimin se ka kryer veprime që minojnë hetimin mbi mundësinë e bashkëpunimit mes drejtuesve të fushatës së Donald Trumpit dhe Rusisë.