Hashashi me llamba në Europë, trafikantët shfrytëzojnë të mitur dhe femra nga Shqipëria

Një vajzë me inicialet K.C., ka vënë në lëvizje prokurorinë dhe policinë të cilat po përpiqen të zbulojnë se si ajo u largua nga Shqipëria dhe më pas u shfrytëzua në Belgjikë për të kultivuar kanabis sativa. Nën hetim për këtë dyshim të fortë është një 36 vjeçar, i cili mendohet se përmes mashtrimit e ka marrë të renë në Belgjikë dhe më pas përmes dhunës e ka shfrytëzuar që ajo të punonte dhe t’i shërbente rritjes së kanabisit.