“Harrohet” rruga e vjetër Tiranë-Durrës, banorët protestojnë
15/02/2018 14:42

Dhjetëra banorë të fshatrave që shtrihen përgjatë rrugës së vjetër Tiranë-Durrës kanë protestuar këtë të enjte për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet kjo rrugë dhe ndikimin negativ në zhvillimin e të gjithë zonës.