Hajdutë serialë në Tiranë! Ja si 4 adoleshentët vidhnin dyqane, farmaci, bulmetore
18/01/2020 13:19

Dy adoleshentë kanë rënë në pranga në Tiranë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas një sërë vjedhjesh të kryera gjatë natës. Po kështu është bërë e mundur zbardhja edhe e disa vjedhjeve të tjera të mëparshme nga këta shtetas. Ranë në pranga I.L., 14 vjeç, banues në Tiranë; K. S., 16 vjeç, banues në Kamzë; si dhe u shpallën në kërkim shtetasit F. B., 14 vjeç dhe E. M., 14 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgjatë natës kanë kryer vjedhjet e mëposhtme: – Në bulevardin “Gjergj Fishta” kanë vjedhur një shumë në euro dhe në lekë, në një agjenci e siguracionesh; – Në rrugën “Gjin Bue Shpata” kanë vjedhur një shumë lekësh në një dyqan ; – Në rrugën “Dritan Hoxha” kanë tentuar të vjedhin në një farmaci; – Në rrugën “Ibrahim Rugova” kanë vjedhur një sasi lekësh në një farmaci; – Në rrugën “Perlat Rexhepi” kanë vjedhur një shumë lekësh në një bulmetore; – Në bulevardin “Bajram Curri” kanë vjedhur në një lokal. Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë autorë edhe të tri vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht: – Më datë 14.01.2020 kanë vjedhur në bulevardin “Gjergj Fishta” zyrat e tre shoqërive siguracionesh. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”. Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në këkrim, në bulevardin “Bajram Curri”, u kap shtetasi në kërkim K. B., alias S. B., 39 vjeç, banues në Gjirokastër.

Top News/ ‘Ditë të vështira na presin!’/ Vuçiç-Do t’i merrni të gjitha përgjigjet
28/03 19:53
Top News/ ‘Sulmuesit morën para nga Ukraina’/ Rusia akuza pa prova për sulmin në Moskë
28/03 19:52
Top News/ Një shesh në Tiranë me emrin Dr. Flori/ Veliaj – Kontribuoi shumë në sferën artistike
28/03 19:52
Top Channel/ Ç’do ndodhë me Himarën? Tavo: Nesër mbledhja për pasuesin e Goros dhe Belerit
28/03 19:43
Top News/ I dhanë tendera vetes. SPAK arreston ish-drejtorë e zyrtarë të Bashkisë së Tiranës
28/03 19:35
Top Channel/ Me urdhër të SPAK, arrest për 9 ish-zyrtarë të bashkisë, pranga 3 ish-drejtorë
28/03 19:35
Top Channel/ Beqaj kërkon hetime shtesë, refuzoi të paguante SPAK për fotokopjet
28/03 19:32
Top Channel/ Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit
28/03 19:22
Top News/ Tarifa kthen SPAK në bibliotekë/ Beqaj refuzon të paguajë, lexon vetë dosjen
28/03 19:01
Top Channel/ Si u ndërtuan 7 vila në Mullet me dokumente të falsifikuara. Zbulohet skema
28/03 18:24
Top Channel/ 7 orë në SPAK, Beqaj tregon për fashikujt që lexoi nga dosja hetimore
28/03 18:15
Top News/ Vila me dokumente të rreme. 10 të pandehur, mes tyre edhe dy arkitektë
28/03 18:08
Top News/ Izraeli po përdor urinë si armë. Raporti alarmues i OKB për Gazën-Krim lufte!
28/03 17:52
Top News/ Drejtori i ri i ARRSh-së / Qeveria emëron pasuesin e Evis Berberit
28/03 17:51
Top Channel/ 15-vjetori i anëtarësimit në NATO, Berisha surprizon demokratët, shfaqet në selinë e PD
28/03 17:17
Top News/ Italiani, trafik në Shqipëri. Kapet me 12 emigrantë në makinë, arrestohet nga banorët
28/03 15:49
Top Channel/ Elektriçisti bie në kontakt me energjinë elektrike, niset me urgjencë drejt spitalit
28/03 15:39
Top Channel/ Shpërthejnë ujërat e zeza në themelet e gjimnazit Gjergj Kastrioti, rrezikojnë mozaikun
28/03 15:35
Top News/ Politikat mbështetëse për biznesin / Rama: Duhet të ngremë dhomën ekonomike kombëtare
28/03 15:32
Top Channel/ Dhunuan me shkopinj bejsbolli/ Gjykata e Korçës liron nga qelia 4 të arrestuarit
28/03 15:31