Gjykata ka vendosur që dorëshkrimi i romanit “Dimri i Vetmisë së Madhe”, i shkrimtarit Ismail Kadare, i cili posedohet në mënyrë të padrejtë, sipas shkrimtarit, nga e veja e diktatorit Hoxha, Nexhmije Hoxha do të ruhet përkohësisht në arvikat e shtetit deri në momentin që të vendoset përfundimisht se cila nga palët ka të drejtë.