Një ditë pas ankesave të banorëve të Porcelanit dhe një lagjeje në Kodren e Priftit për mungesën e furnizmit me ujë të pijshëm ka reaguar Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Seit Dollapi duke thene se investimet në këtë zonë përfundojnë në fund të muajit qershor, kur do të zgjidhet njëherë e mirë problemi i ujit për këta banorë.