Frymëmarrje për Greqinë, merr fund periudha e ndihmës ekonomike
22/06/2018 14:49

Greqia ka marrë frymë e lehtësuar më në fund, pas marrëveshjes së shumëpritur të ministrave të Eurozonës në Luksemburg për lehtësimin e borxhit grek, e për periudhën ekonomike pas përfundimit të 3 programeve të shpëtimit, që i janë dhënë Athinës me kusht reformat financiare.