Fondi Monetar Ndërkombëtar synon të bllokojë ndihmën ekonomike për Greqinë. Revista e përjavëshme gjermane "Der Spiegel" shkruan se eksponentët e lartë të FMN-së ua kanë komunikuar këtë autoriteteve të Brukselit, me pasojën e një falimentimi të mundshëm të Athinës në muajin shtator.