Pas dy ditësh, bashkëpunëtori i "Fiks Fare" dhe mjeku takohen në afërsi të Spitalit Ushtarak në Tiranë. Mjeku bën disa lëvizje, bën telefonata me doktorin në Elbasan, i cili nuk ia merr përsipër operacionin. Më pas, shkon te takojë një mjek në Spitalin Ushtarak dhe më pas, i thotë bashkëpunëtorit se "për 2 mijë euro" bëhet operacioni. Ai thotë se në këtë "lojë" nuk është i vetëm, por është edhe drejtori i burgut, shefi i policisë, madje edhe gardianë.