Fenomen i jashtëzakonshëm! Malet në Arabinë Saudite zbardhen nga dëbora
14/01/2020 18:33

Malet Madian, në veriperëndim të Arabisë Saudite janë zbardhur nga dëbora, ndërsa në Zvicër këtë fundjavë nuk kishte asnjë flokë bore, ndaj për garat e kupës së botës në ski, u desh të përdorej borë artificiale. Ajo çfarë po ndodh në territorin e saudit nuk është një fenomen i jashtëzakonshëm, por mbetet gjithsesi mjaft i rrallë. Dhe kur kjo ndodh, kthehet në një festë për të gjithë dhe në një magnet të vërtetë për turistët, që e shohin me mjaft kërshëri. Majat e këtyre maleve janë të mbuluara më borë në dimër, por shumë rrallë ndodh që ajo të zbresë deri në këmbët e tyre. Një front i ftohtë që i ka bërë temperaturat të ulen ndjeshëm ka goditur kohët e fundit gadishullin ballkanik, Turqinë e Iranin. Ai ka mbërritur deri në zonat malore të Libanit dhe në gadishullin arabik, duke sjellë me vete stuhi e reshje dëbore, me rezultate befasuese, që e kanë bërë në disa raste të jetë më ftohtë sesa në luginat alpine. Por bora në shkretëtirë është ajo që bën më shumë efekt. Ekspertët thonë se anomalia e këtij fillim viti i detyrohet një vorbulle të fortë polare, e cila qendrën e ka pasur në Polin e Veriut, por që kur qarkullon, ka lëvizje antiorare. Për rrjedhojë në Europën perëndimore, vendet nga Spanja deri në Britaninë e Madhe po shijojnë një mot të butë, madje në Londër, siç thotë Corriere della Sera, kanë nisur të çelin trëndafilat e parë.

Top News – Hetimi i BBC/ Irani fshehu shifrat e pandemisë
03/08 13:25
Top News – Festat ilegale në Paris/ Pjesëmarrësit japin Donacione për të paguar gjobat
03/08 13:21
Top News – Zjarre masive në Kaliforni/ Mijëra banorë evakuohen nga shtëpitë e tyre
03/08 13:21
Top News – Përfundon Haxhi/ Pelegrinazhi si asnjëherë më parë
03/08 13:15
Top News – Kthehen astronautët e SpaceX/ Misioni i parë i NASA pas një dekade përfundon me sukses
03/08 13:12
Top News – Microsoft vazhdon bisedimet për blerje të TikTok-ut në SHBA
03/08 12:44
Top News – Gjermani/ Të rinjtë dhe gratë më të goditur nga pandemia
03/08 12:11
Top News – Mbi 18 milionë persona të prekur me koronavirus në botë
03/08 12:07
Top News – Veterani 96 vjeçar/ Studenti më i vjetër në Itali
02/08 18:36
Top News – ‘Çmenduri’ britanike/ Festat e të rinjve nuk ndalojnë
02/08 16:13
Top News – Koronavirusi në Britani/ ’Kthesat’ e kryeministrit Johnson
02/08 16:10
Top News – Covid 19 në Rusi/ Fushata e vaksinimit në tetor
02/08 15:58
Top News – Nëna me 16 fëmije/ Dhuratat e krishtlindjes në korrik
02/08 15:56
Top News – Afrika e jugut/ 500 mijë raste koronavirusi
02/08 15:53
Top News – Republika Çeke/ Rikthehet virusi pas hapjes
02/08 15:49
Top News – Fillimi i gushtit/ Evropa “mbërthehet” në trafik
02/08 15:45
Top News – E dashuruar me makinat/ SHBA, rriten kërkesat për motorë
02/08 15:40
Top News – Francë, test në aeroport/ Të ardhurit nga vende të rrezikshme
02/08 15:37
Top News – Zjarret në Amazonë/ Rritet frika për një katastrofë
02/08 15:24
Top News – Në Viktoria të Australisë rivendosen masa kufizuese
02/08 14:53