Facebook në krizë; Humbje të mëdha pas skandalit me të dhënat personale
20/03/2018 11:23

Skandali i të dhënave po i kushton shtrenjtë Facebook-ut. Gjiganti i rrjeteve sociale, i themeluar nga Mark Zuckerberg, ka pësuar humbje të mëdha në bursë me një rënie prej gati 7%, që fshiu miliarda dollarë nga vlera e kompanisë dhe problemi nuk mbetet këtu: Facebook-u sipas CNN, po përballet sot me një krizë ekzistenciale.