Exclusive – Zyliha Miloti, Mbretëresha e humorit shqiptar
02/02/2020 21:30

Zyliha Miloti është aktorja që sapo i shqipton emrin, jo vetëm identifikon Shkodrën, por edhe humorin shqiptar. Artistja e njohur vjen në një rrëfim të rrallë për jetën e saj në Exclusive, ndërsa kolegët dhe miqtë sjellin kujtimet e karrierës së saj të gjatë në skenë dhe ekran, si edhe detaje dhe kuriozitete për disa nga rolet më pikante të saj në krah të Tano Banushit dhe Zef Dedës.