Exclusive – Tirona, zonja bardheblu
15/03/2020 21:42

Emisioni i Ekskluziv këtë herë do ti kushtohet ekipit të Tironës. Ekipi bardh e blu është shumë pranë fitores së titullit të 25-të në histori. Në emision do të ndiqni deklaratat e disa prej legjendave të këtij klubi ndër vite. Millan Baci: Ne nuk mund të bënim çfarë të donim në Tiranë. Në rrugë kishte tifozë bardheblu, nëpër lokale tifoz bardheblu, në për ndërmarrje bardhe blu. Për mua ata ishin zotërinj, ishin doktor, mësues avokat. Dhe në tribunë nuk bërtisnin 17 nëntori, por Tirona. Agustin Kola: I kam fituar të gjitha kupa, kampionate gjithçka, duke luftuar dhe me luftë. Por i kam fituar të gjithë këto me shokë jo vetëm.