Exclusive – Smajl Lulani, artisti me kodin e vet piktorik
23/02/2020 21:30

Piktura e Ismail Lulanit ka qenë e lidhur emocionalisht me pasqyrimin e disa subjekteve të historisë kombëtare. Ajo ka pamjen e imazhit realist dhe shquhet kjo në pikturat “Ali Pashë Tepelena” apo “Shote Galica”. Ai krijoi imazhe me tema nga legjendat, si “Kreshniku dhe Bajlozi”, por në themel, krijimtaria e tij kish edhe elementë të pikturës moderne.