Exclusive/ Marina Grabovari, ylli i shuar në prapaskenë
07/12/2018 13:21

Në vitin 1982, kompozitori Avni Mula zbuloi një talent të ri, Marina Grabovari këndoi këngën e tij “Një djep në barrikada”, që fitoi çmimin e parë në Festivalin e 21’. Këngëtarja e re u quajt surpriza e festivalit apo vullkani që shpërtheu në skenë duke i befasuar të gjithë, por shumë shpejt ajo u zhduk përgjithmonë nga skena e këngës. Një vendim personal dhe familjar apo i detyruar në një kohë që nuk kursente askënd. Marina Grabovari rrëfen në “Exclusive’ të vërtetën e saj. Të dielën, ora 20:15, në Exclusive.