Emri i ri, Zaev këmbëngul: I mirë për të dyja palët
22/05/2018 12:30

Autoritetet qeveritare maqedonase janë të bindura se emri “Republika e Maqedonisë së Ilindenit” është zgjidhje e mirë, si për maqedonasit dhe ruajtjen e identitetit të tyre kombëtar, ashtu dhe për grekët, të cilët nuk e njohin fqinjin verior me emrin “Maqedoni” për shkak të rajonit me të njëjtin emër në veri të Greqisë.