Dëshmia e një eksperti të Mjekësisë Ligjore, sipas të cilit viktima e 21 janarit Ziver Veizi mund të jetë vrarë nga një plumb rikoshet pasi në trupin e viktimës janë gjetur ashkla mikroskopike druri, ka bërë që prokurori i çështjes të kërkojë një tjetër akt-ekspertimi nga Policia Shkencore.