Dyshimet e ngritura pas ndeshjes së javës së fundit në Ligën e Kampioneve për rezultatin e ndeshjes mes Dinamo Zagreb dhe Lionit, nuk u pritën mirë nga drejtuesit e klubit francez. Presidenti Zhan Mishel Olá po mendon të denoncojë Ajaksin drejtuesit e të cilit kanë sulmuar ashpër Lionin duke e cilësuar si fajtor për eliminimin nga Liga e Kampioneve.