Dy vite nga vrasja e Oliver Ivanoviç
16/01/2020 15:42

Udhëheqësi i Nismës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), Oliver Ivanoviç ndërroi jetë pas një atentati me armë zjarri orët e para të mëngjesit të 16 janarit të vitit 2018. Autorët e sulmit nuk i lanë rrugë shpëtimi: kreu i serbëve të Kosovës u qëllua me 4 plumba në gjoks, ndërsa hynte në zyrën e partisë së tij në veri të Mitrovicës. Ivanoviç, njohës i mirë i gjuhës shqipe, i diplomuar i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë e më pas atij të Ekonomisë në Prishtinë, karrierën politike e nisi pikërisht gjatë luftës së Kosovës, kur u caktua president i Këshillit Kombëtar Serb për Veriun e Kosovës dhe Metohinë. Ai do të shndërrohej pas konfliktit në udhëheqësin kryesor të serbëve të Kosovës, duke sjellë një frymë të re në politikën serbe, që i entuziazmoi fillimisht ndërkombëtarët, për t’u shembur pastaj përdhe kur dolën në dritë akuzat për pjesëmarrje në masakrat kundër shqiptarëve. Ai po përballej me procesin gjyqësor për krime lufte, nën akuzën se kishte urdhëruar vrasjen e shqiptarëve në Mitrovicën e vitit 1999. Kjo aktpadi, të cilin e mohonte me pretendimin se ishte i pabazë dhe i mbështetur tek aktiviteti i tij në favor të pranisë serbe në Kosovë, e la dy vite prapa hekurave përpara se të lirohej e ta priste në gjendje të lirë rezultatin e gjyqit. Më përpara, makinës së Ivanoviçit i ishte vënë edhe zjarri. Ai vet ishte shprehur atëherë se nuk ishte përfshirë në biznese të paligjshme e nuk kishte armiq, vetëm kundërshtarë politikë. Ivanoviç pati akuzuar ashpër Beogradin për mbështetjen e “Listës Serbe” në zgjedhjet e 22 tetorit të vitit 2017, e tha atëherë se ka ardhur koha kur “serbët po frikësohen nga serbët, e jo nga shqiptarët”. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë më 2 dhjetor 2019 ndaj gjashtë personave të nacionalitetit serb, Marko Rashiq, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Radeta Basara, të cilët ngarkohen për veprat penale, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, keqpërdorim i pozitës zyrtare, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, posedim i paautorizuar i armës, zbulim i sekretit zyrtar dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare duke manipuluar me provat. Më 30 dhjetor të vitit të kaluar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ishte paraparë të fillonte seanca fillestare ndaj të akuzuarve në rastin e vrasjes së Ivanoviç, por kjo seancë u shty për datën 11 shkurt të këtij viti pasi që Prokuroria Speciale ka ndryshuar aktakuzën.

Top News/ Shqiptarët ‘zgjedhin’ presidentin! Maqedoni e Veriut, vendimtarë në balotazhin e 8 majit
25/04 14:41
Top Channel/ Kë do mbështesin shqiptarët? Kandidati që mori më shumë vota do mbështesë Pendarovskin
25/04 12:56
Top News/ Vuçiç fyen sllovenët: Të neveritshëm / Tensionet në qiell, Lubjana kërkon shpjegime
25/04 12:15
Top Channel/ Presidencialet RMV, shqiptarët vendosin “fatin” e presidentit në balotazh?
25/04 10:34
Top News/ Shqiptarët jashtë balotazhit në RMV/ Çudisin me festën për triumfin ndaj njëri-tjetrit
25/04 09:45
Top News/ Shqiptarët festojnë humbjen, përçarja në Maqedoni u heq balotazhin
25/04 09:34
Top News/ Kandidatja e VMRO-së kryeson zgjedhjet/ Bujar Osmani i treti, falënderon mbështetësit
24/04 23:03
Top Channel/ Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, udhëheq kandidatja e VMRO me diferencë të thellë
24/04 22:43
Top Channel/ Bujar Osmani shpall fitoren, thirrje Taravarit: Arben, pavarësisht goditjeve të ulëta…
24/04 21:59
Top Channel/ Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni!Në Tetovë deri tani kryeson Bujar Osmani, nis festa
24/04 21:58
Top News/ Dy shqiptarë në garë, Maqedonia e Veriut zgjedh Presidentin
24/04 20:45
Top Channel/ Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Kandidojnë dy shqiptarë për president
24/04 19:48
Top Channel/ Shqiptarët në garë në RMV, votojnë kandidatët Osmani dhe Taravari
24/04 15:36
Top News/ Deputetët ekstremistë në Greqi, grushta pas sherri në Facebook, arrestohet njëri
24/04 14:46
Top News/ Grushta në parlamentin grek, sherr e ofendime mes deputetëve ekstremistë
24/04 13:55
Top Channel/ Shqiptarët në garë, Bujar Osmani, kandidat për president nga Fronti Evropian
24/04 13:04
Top News/ Pas Vuçiçit, Macron flet me Kurtin…’Asociacioni, kusht për anëtarësimin në KiE’
24/04 12:15
Top News/ Athina duket si planeti Mars / Qielli bëhet portokalli, era sjell pluhur nga Saharaja
24/04 11:28
Top News/ Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin / Shtatë kandidatë në garë, mes tyre dy shqiptarë
24/04 11:05
Top News/ ‘Serbinë e presin ditë të vështira’. Çfarë po paralajmëron Aleksandër Vuçiç?
23/04 14:30