Dua te bej te lumtur nga Janari ne Top Channel
09/12/2019 20:07

E kemi xhiruar promon e këtij sezoni të ri të programit “Dua të të bëj të lumtur” në një nga zonat më të bukura të vendit tonë, por njëkohësisht edhe më të izoluarat sic është Thethi. Kemi dashur çdo vit të shkojmë në skajet më të largëta të Shqipërisë (Vermosh, Konispol, Lukovë etj) për të qenë pranë njerëzve të thjeshtë e frymezues që me historite e tyre e kanë bërë këtë program, unik. Kurrë nuk do ta kishim menduar që në fakt, vetëm në dy javet e fundit, historitë më të shumta të këtij edicioni do na vinin nga shumë pranë Tiranës, nga Durrësi, Thumana, Bubqi e Kruja. Mezi pres të fillojmë së bashku në janar, aventurën më të jashtëzakonshme televizive, këtë herë më emocionuese se kurrë më parë! Video @eduartgrishaj. Muzika e mrekullueshme është “Baresha” nga artisti i shkelqyer @shkelzendoli. Graphic design @xhaniblerim. Shihemi në Janar ne @topchannelalbania @duatetebejtelumtur_topchannel