Drejtoria e Policisë së Qarkut, Tiranë nuk njoftoi për asnjë masë në lidhje me incidentin e rëndë të ndodhur në Komisariatin numër një, ku një ditë më parë u dhunua nga oficerë të lartë me uniformë operatori i Top Channel, Gent Ballta, i shoqëruar pa asnjë arsye të qënësishme teksa po kryente detyrën e tij.