Dërgohet në gjykatë dosja kundër Lulzim Bashës, kryeopozitari akuzohet për “falsifikim dokumentesh”
12/12/2019 19:32

Afatet mbaruan dhe këtë të enjte dosja në ngarkim të kryetarit të PD, Lulzim Basha, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit, u dergua në Gjykatën e Tiranës për gjykim. Dy nga tre prokurorët e çështjes, Gjergj Tako dhe Ervin Karanxha, lanë në fuqi vetëm akuzën për “falsifikim dokumentesh” duke rrëzuar akuzën për “pastrim parash” me arsyetimin se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lobisti Nik Muzin ishte penduar për çështjen dhe kishte kërkuar garanci që mos merrej në pyetje në Shqipëri për të folur. Por ky arsyetim është kundërshtuar nga prokurori i tretë, Kol Hysenaj, i cili reagoi dhe çështja shkoi në dorën e drejtuesves së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Kjo e fundit ka vendosur zëvendësimin e prokurorit Ervin Karanxha. Por për shkak të faktit procedural që nga prokurorët është njoftuar përfundimi i hetimeve, dhe drejtuesi duhet të respektojë pavarësinë e prokurorit, është gjykata ajo që vendos. Drejtuesja e prokurorisë, zonja Imeraj, ka bërë një udhëzim që i udhëzon prokurorët të kryejnë veprime shtesë, siç është pyetja e lobistit Nikolas Muzin. Por ligji parashikon pavarësinë e prokurorit të çështjes. Në pamundësi të cënimit të pavarësisë së prokurorit, Drejtuesi ka përcjellë në gjykatë konstatimet mbi pavlefshmëritë e mundshme, të cilat në bazë të ligjit është gjykata që vendos. Fati i Lulzim Bashës varet tashmë nga gjyqtari paraprak. Në gjykatë siç thonë burime të Top Channel do jenë vetëm dy prokurorë para gjyqtarit paraprak, Kol Hysenaj dhe Gjergj Tako, pasi prokurori i tretë Ervin Karanxha është zëvendësuar nga kryeprokurorja e kryeqytetit Elizabeta Imeraj. Dosja e cila në publik njihet si ‘dosja për financimet ruse’ nisi pasi Partia Demokratike kishte deklaruar në KQZ shumën prej 500 mijë dollarësh paguar lobistit Nik Muzin në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë lobisti i kishte deklaruar këto pagesa që ishin bërë edhe nga kompani si Biniata Trade, me pronësi të ndyshimtë. Akuzat politike për financime ruse ndaj PD-së shpërthyen menjëherë ndërsa Basha e mohoi deri në fund. Më 8 nëntor, kreu i PD e komentoi pozitivisht faktin që Prokuroria rrëzoi akuzën për pastrim parash dhe la vetëm atë për falsifikim, por drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës kërkon që t’i shkohet deri në fund çështjes dhe të merret në pyetje edhe lobisti amerikan Nik Muzin. Si u shmang akuza e “pastrimit të parave”? Në nisje të hetimit prokurorët kishin në dorë deklarimet se për lobimin e Partisë demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin paguar 650 mijë dollarë për lobistin Nik Muzin, me pagesa që shkonin nga disa drejtime një prej të cilës nëpërmjet një kompania off shoore të quajtur “Biniata Trade” që në një seri lidhjes përfundonin te dy shtetase ruse aktiviteti i së cilave është regjistruar në Belize.

Top Channel/Rithemelimi denoncon provimin e Magjistraturës: Kualifikoi studentët që janë prurje e PS
24/04 17:03
Top Channel/ Shkuan për peshkim, por u përballën me dallgë të larta, shpëtohen dy burrat në Shëngjin
24/04 16:57
Top Channel/ Veteranët kuqezi nën lupë! Nuk zbresin në fushë pa testet mjekësore
24/04 16:47
Top News/ Peshkatarët rrezikuan mbytjen, shpëtohen nga roja bregdetare
24/04 16:32
Top Channel/ BE kërkon hetim të pavarur për varrezat masive të gjetura në Gaza
24/04 16:30
Top Channel/ Mësuesit dhe pedagogët me armë në brez! Ligji i ri në shtetin e Tenesit
24/04 16:25
Top Channel/ Frikë nga ‘Ruanda’, ‘ZHDUKEN shqiptarët nga kontrollet e “lirisë me kusht” në Angli
24/04 16:21
Top Channel/ Ndalohet TikTok në SHBA? Kushti i Senatit Amerikan
24/04 16:19
Top Channel/ “Me këmbët e shkruara”! Pedagogu Krasniqi: I pyes çfarë ke aty, jo nën fustan por…
24/04 16:17
Top News/ Prokurorë në rrethe me të njëjtën pagë/ Basha propozon amendimet për prokurorët e SPAK
24/04 15:45
Top News/ ‘Hodhi gurin, fshehu dorën’/ Basha-Ilir Meta gënjen, na nxiti për djegien e mandateve
24/04 15:45
Top News/ “Gërdeci”, SPAK kërkon amerikanët, Mediu pistën e shpërthimit të qëllimshëm
24/04 15:44
Top News/ Amnistia shpopullon burgjet, Manja: I kursejmë shtetit 30 mln euro
24/04 15:37
Top News/ Xhaçka, sërish në Kushtetuese / Bardhi ridërgon kërkesën dhe ‘thumbon’ Lulzim Bashës
24/04 15:28
Top Channel/ Dalin nga burgu 780 të dënuar, zbatohet amnistia! Manja: Kursejmë 30 milionë euro
24/04 15:13
Top News/ Kush përfiton nga amnistia? Në Fier prodhuesit e drogës, në Peqin vrasësit
24/04 15:09
Top News/ Rritet numri i të burgosurve që lirohen nga qelitë, ja arsyeja
24/04 13:45
Top Channel/ Amnistia Penale, lirohet nga burgu i Reçit edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës
24/04 13:42
Top News/ 90 për qind e të burgosurve të Drenovës përfitojnë nga amnistia
24/04 13:41
Top News/ Vuajti dënimin në burgun e Reçit, momenti kur lirohet ish-kryebashkiaku i Lezhës
24/04 13:32