Deklarimi në Top Channel. I dërguari Trump për fenë: Deradikalizimi i vështirë
18/11/2019 20:48

Ambasadori Sam Bronwback i dërguari i posacëm i presidentit Trump për Liritë Fetare në Botë, i pyetur nga Top-Channel, se cfarë qasje, duhet të ketë qeveria shqiptare me gratë dhe fëmijët në kampin Al-Hawl në Siri, e vendos theksin tek procesi c’rrënosjes së radikalizimit. “Është një çështje e vështirë. Unë e cilësoj aspak të lehtë. Vendet duhet të fokusohen shumë në këtë në mënyrë intensive. Është diçka që ata duhet të merren. E gjithë bota duhet ta trajtojë këtë, e them me sinqeritet të plotë. Jam i sigurt se ju do të bëni një punë të mirë për këtë. Luftëtarët që kthehen në vendet e tyre duhet të integrohen në shoqëri. Duhet të zhvishen nga mentaliteti kriminal dhe destruktiv. Dhe kjo duhet bërë duke i sjellë ata në shoqëri”, tha ai. Nga konferenca ndërkombëtare “Feja si një Instrument për Paqen” organizuar nga presidenca dhe departamenti Amerikan i Shtetit, presidenti Ilir Meta për herë të parë, foli edhe për fëmijët dhe gratë shqiptare në Siri, duke e quajtur këtë një sfidë të përbashkët rajone. “Ka edhe kampe të tjera në të cilat ndodhen me dhjetëra gra dhe fëmijë shqiptarë dhe nga vendet e tjera të rajonit tonë. Duhen ngritur urgjentisht qendra të rehabilitimit për t’u kujdesur dhe për t’u siguruar që persona të tillë të integrohen në shoqëri dhe të rehabilitohen nga traumat e përjetuara. Viktimat e këtij fenomeni duhen të identifikohen, duhet të mbrohen e përkrahen dhe të ndihmohen në mënyrë që të bëhen pjesë e jetës normale, pranë familjes së tyre, dhe të integrohen në shoqëritë tona në mënyrë dinjitoze”, tha Meta. Monsinior George Fredno arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit i tha Top-Channel, duhet mikpritje e falje për fëmijët, gratë dhe luftëtarët shqiptarë në Siri. “Natyrisht duke larguar çdo rrezik që të krijojnë një formë intolerance ose terrorizmi këtu. Dashuria jonë duhet të shprehet konkretisht duke bërë çdo përpjekje që ata të kthehen e duke i ndihmuar se kanë nevojë edhe për solidaritet e për dashuri e për falje nëse ka nevojë”, tha ai.

Organi monitorues i KE: Shqipëria përparim në masat kundër pastrimit të parave
23/01 16:10
Hiqen licenca për varreza private/ Kompania nuk e zhvilloi. Leja do ti jepet kompanive të tjera
23/01 15:41
“Midhjet shqiptare, të kontrolluara”/ Ministria e Bujqësisë kundërshton raportin e KLSH
23/01 15:38
SPAK hetim për videon e kokainës/ Kryebashkiaku: Padi Salianjit dhe një TV lokal, është montazh
23/01 15:15
Asnjë kontroll në aeroport/ Te “Nënë Tereza”, nuk bëhen verifikime për udhëtarët nga Kina
23/01 15:09
OBSH: Virusi përhapet lehtë. Duhet të përgatitemi, mund të ketë kufizim të lëvizjeve
23/01 15:06
Bashkia e Tiranës me ‘shtëpi të re’ në Bulevard, ja ku dhe si do ndërtohet
23/01 13:27
“Lefter Alla i Bulqizës duke pirë kokainë”/ SPAK nis hetimet
23/01 13:21
Paketa “antishpifje”/ KiE nis një kërkesë në ‘Venecia’
23/01 13:05
Mbyllet kolegji “Saadi”/ Urdhri i Ministrisë së Arsimit për iranianët
23/01 13:01
Sekuestrohen automjete lukzose, dokumente false/ Goditen 4 raste kriminale
23/01 12:32
Pa psikolog në shkollë/ Në Belsh mungojnë punonjësit
23/01 12:30
Darzeze/ Protestojnë nxënës e prindër, shkak kushtet e këqija të transportit
23/01 12:14
Ligji i Fesë/ Kryeministri Markoviç i ofron bisedime Kishës Ortodokse Serbe
23/01 11:57
Korrupsioni në Kosovë/ TI: Shansi tek Vetëvendosja
23/01 11:43
Rruga për në Theth e rrezikshme, banorët denoncojnë në Top Channel: Të merren masa menjëherë!
23/01 11:11
Raporti i vendeve më të korruptuara në botë, ja ku renditet Shqipëria
23/01 10:43
Mungesa e kushteve minimale në shkollë/ Nxënësit në Darëzezë të Fierit bojkotojnë mësimin
23/01 09:41
Vendimi i qeverisë: Dyfishim i bonusit për mjekët që shkojnë në rrethe
22/01 20:10
Bonus 250 mijë lekë për mjekët/ Qeveria shton pagën për specialistë që shkojnë në rrethe
22/01 19:52