Çfarë ndodhi 11 vjet më parë?/ Shembja e pallatit në Gjirokastër, deklaratat e Berishës dhe Ramës dhe arrestime…
02/12/2019 19:10

Në 9 nëntor të vitit 2008, qyteti i Gjirokastrës u trondit nga një ngjarje e rëndë teksa një pallat 5 katësh u shemb duke zënë nën rrënoja 3 persona. Shkaku i shembjes së pallatit ishte gropa e hapur për ndërtimin e një pallati të ri, vetëm pak metra më tej. Menjëherë në vendngjarje mbërritën kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, por edhe Edi Rama që drejtonte opozitën. Të dy kërkuan të njëjtën gjë. Vetëm një ditë pas tragjedisë, në datën 10 nëntor policia arrestoi 8 persona mes të cilëve pronarin e firmës që po ndërtonte pallatin e ri, shefen e inspektoriatit të ndërtimit në Gjirokastër si dhe shumë zyrtarë të tjerë të bashkisë. Shumë nga këta persona u dënuan me burg deri në 5 vjet në të gjitha shkallët e gjykimit, ndërsa kompania ndërtuese i pagoi mbrapsh qeverisë të gjitha shpenzimet për strehimin e familjeve që humbën shtëpitë. Fiks 11 vite më vonë Shqipëria u përball me një tragjedi shumë më të madhe, ku dhjetëra pallate u shembën si pasojë e tërmetit ndërkohë që qindra dhe mijëra të tjera janë të pabanueshëm. Shumica dërrmuese e pallateve të shembura nga tërmeti dhe atyre që sot janë të pabanueshme mendohet se kanë abuzime në cilësinë e ndërtimit. Në Durrës zyrtarët kanë shkelur ligjin duke dhënë leje në vende ku nuk mund të ndërtohet, ndërsa ndërtuesit kanë abuzuar me standardet e sigurisë për të nxjerrë fitime të paligjshme. Por pavarësisht se këto shkelje i morën jetën 51 personave dhe lanë pas qindra milionë euro dëme këtë herë qeveria hesht. Edi Rama i Durrësit duket ndryshe nga ai i 11 viteve më parë në Gjirokastër. Për habi heshtja ka pllakosur edhe opozitën, pasi as Lulzim Basha nuk ka kërkuar vënien para ligjit të përgjegjësve. Edhe pse prokuroria e Durrësit njoftoi nisjen e hetimeve, politika hesht në sinkron, një heshtje qe duket gati gati si e koordinuar për të shpallur fajtor tërmetin dhe për t’ia hedhur koston e rindërtimit qytetarëve. Por ata që shkaktuan 51 viktima të pafajshme dhe qindra milionë euro dëme kanë emër. Familjarët që sot janë në rrugë i njohin mirë se kush janë zyrtarët, inxhinierët dhe ndërtuesit të cilët ju ndërtuan ferrin mbi rërën e Durrësi. Pavarësisht heshtjes së politikës në Tiranë.

Top Channel/Rama: Si gënjeu RAI për Agacin.E trajtuan si kriminel dhe nuk publikuan përgjigjet e tij
24/04 23:20
Top News/ Telefonata e Ramës për Rai 3/ Kryeministri sqaron ndërhyrjen në televizionin italian
24/04 22:45
Top Channel/ Publikohet sherri i ashpër mes këngëtares Maya dhe bashkëshortit: Ik o palaço grua
24/04 22:32
Top News/ Gazetari ja thotë në sy Ramës/ Anormale që ju telefononi televizionin publik italian
24/04 21:53
Top News/ Rama i revoltuar – Qerthull pervers dhe vicioz që po shkatërron botën e informacionit
24/04 21:22
Top News/ Rama – Për të sulmuar Melonin, pikturuat Agaçin si kriminel
24/04 21:20
Top News/ Propaganda e Melonit dhe balta mbi Shqipërinë/ Rama, për kampet e emigrantëve
24/04 21:20
Top News/ Gazetari italian ‘gozhdon’ Ramën/ A është normale që një kryeministër të telefonojë mediat
24/04 20:59
Top Channel/ Ligji për nënat surrogato/ Mjekët janë pro dhe kundër projektligjit të ri
24/04 19:54
Top Channel/ Gjyqi i Gërdecit, Mediu do ekspertizë amerikane, kërkon shkakun e shpërthimit
24/04 19:37
Top Channel/ Hije skandali në Magjistraturë/ Anulohet provimi,lista u ndryshua shpalljes së fituesve
24/04 19:33
Top Channel/ Administrata kërkon krahë pune/ Do intervistohen edhe kandidatë jashtë shërbimit civil
24/04 19:32
Top Channel/ Basha: Të thërrasësh protestë kundër korrupsionit në bashki dhe të vesh në ballë Metën?
24/04 19:15
Top Channel/ Pse nuk shkon te protesta para Bashkisë, Basha: Nuk mund të bëhet me Metën!
24/04 19:00
Top Channel/ “Ne kemi zgjedhur tjetër rrugën”, Basha sulmon grupimin Berisha-Basha: Me flakadanë…
24/04 19:00
Top Channel/ Përplasje me deputetët që firmosën padinë për Xhaçkën? Ja si përgjigjet Basha
24/04 18:59
Top Channel/ “Prokurorët e SPAK përballë presionit të jashtëzakonshëm”, Basha: E kanë detyrë, por…
24/04 18:59
Top Channel/ “Korrupsioni i kudogjendur në qeveri”, Basha: E ushqen Rama me të zgjedhurit vendor
24/04 18:58
Top News/Shtyhet testi për shkollën e magjistraturës/Akuza për paligjshmëri dhe mungesë transparence
24/04 18:54
Top Channel/ Meta në Vlorë: Shpirtin e garës e kemi të lindur, kundërshtarët na bëjnë më të fortë
24/04 18:44