Argjiro Fest 2017 është hapur mbrëmjen e së premtes në qendrën historike të Gjrokastrës. Festa e folklorit, artizanatit dhe miqësisë do të zgjasë 4 ditë dhe ka grumbulluar në qytet artizanë nga e gjithë Shqipëria, si dhe grupe folklorike nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria e Kroacia.