Euro ka rënë në nivelin më të ulët ndaj lekut që prej dy vjetësh. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se një euro po këmbëhet aktualisht në treg me 136.83 lekë, kursi më i ulët që nga shtatori i vitit 2010.