Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi nisën ditën e dytë të dialogut në Bruksel. Njësoj si një ditë më parë, Edita Tahiri, kryesuesja e palës kosovare, shmangu daljen para gazetarëve, të cilët morën informata kontradiktore vetëm nga Borko Stefanoviç.