Bimët medicinale – Kokoçeli – Në Shtëpinë Tonë, 17 Prill 2019, Pjesa 4
17/04/2019 13:22

Kokoçeli është konsideruar si bima me ngjyrën më të bukur blu-saks dhe që zë një vend shumë të rëndësishëm në mjekësinë alternative dhe atë popullore. Kjo bimë përdoret edhe nga shumë kompani kozmetike që prodhojnë produkte të kujdesit ndaj lëkurës për shkak të veprimit të saj anti-bakteror dhe anti-inflamator. Disa informacione ditën e sotme do të na i japë specialisti i bimëve Shemsi Koleci.