Sapo makina e kryeministrit Berisha qendroi në qytetin e Peshkopisë gjatë paradites të së shtunës, një simpatizante u nis drejt tij për ta takuar. Por shoqëruesit e ekskortës së kryeministrisë dhe efektivat e sigurisë ndërhynë menjëherë dhe e larguan rrufeshëm zonjën në fjalë, për të shmangur cdo incident, pa e ditur që ajo ishte simpatizante e tij…