Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në diplomimin e 50 studentëve, të cilët përfunduan masterin profesional, në degën administrim biznes. Të diplomuarve, studentëve të universitetit të Tiranës, dega Sarandë, Kryeministri Berisha i premtoi se në 4 vitet e ardhshme do të jetë në mbështetje të botës akademike shqiptare në mënyrë që të rritet gjithnjë e më shumë cilësia e mësimdhënies në universitetet dhe shkolla.