Në kushtet e krizës ekonomike mbarëbotërore, që ka detyruar bankat mëma në Europë dhe në botë të shtrëngojnë dhënien e kredive, Kryeministri Sali Berisha beson se institucionet europiane duhet të rishikojnë politikat e tyre të kreditimit për mbështetjen e sektorit privat.