Një javë pas dhunës në Lushnjë, tifozët beratas bëhen sërish problematikë në futbollin shqiptar. Këtë herë ata kanë qenë protagonistë në Peqin, në ndeshjen Shkumbini-Tomorri, por fatmirësisht policia ka marrë masa të menjëhershme duke i nxjerrë jashtë stadiumit dhe duke mos lejuar agravimin e situatës.