Berat/ Qëlluan me armë në drejtim të lavazhit, lihen në burg 3 autorët
22/10/2019 18:44

Gjykata e Shkallës së Parë Berat,ka lënë sot në burg 3 autorët e atentatit me armë që ndodhi 3-ditë më parë në një lavazho në qytetin e Beratit,ku shënjestra ishte pronari i lavazhit, për shkak të një borxhi të papaguar. Tre autorët e këtij atentati me armë: at e bir Vladimir dhe Xhoni Spahiu, përkatësisht 52 dhe 25-vjeç dhe Petrit Qypi, 66-vjeç,d olën pasditen e sotme përpara togave të zeza për tu njohur me masën e arrestit ndaj tyre. Ata mbërritën në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie dhe seanca gjyqësore filloi në orën 17:00 të pasdites së sotme. Prokurori Dritan Gripshi i ka kërkuar gjykatës vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të tyre dhe ka kërkuar për të tre atentatorët masën e sigurisë “arrest me burg”. Pasi ka dëgjuar edhe avokatët e palëve, gjyqtarja Adelajda Gjuzi e ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e tyre dhe ka vendosur për të tre autorët Vladimir Spahiu, Xhoni Spahiu dhe Petrit Qypi,masën e sigurisë “arrest me burg”. Ata akuzohen për veprat penale: “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Tre ditë më parë, Vladimir Spahiu, Xhoni Spahiu dhe Petrit Qypi, kanë shkuar në një lavazh në lagjen “30 Vjetori”, prapa Stadiumit “Tomorri” dhe nga dritarja e makinës Vladimir Spahiu ka zbrazur një karikator të tërë pistolete në drejtim të lavazhit ku ndodheshin tre punonjësit: Ergit Kocaqi, Krenar Dikollari dhe Erjon Gërmau si dhe një qytetar që kishte shkuar për të larë automjetin, shtetasi Muhamet Hysa, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është plagosur. Pasi kanë qëlluar me armë në drejtim të punonjësve të lavazhos, ata janë larguar nga vendngjarja në drejtim të qytetit të Poliçanit, me një automjet tip Benz,q ë drejtohej nga 25-vjeçari Xhoni Spahiu. Në përpjekje për ti shpëtuar forcave të policisë, ata kanë hedhur nga makina armën “pistoletë” në mes të rrugën nacionale Berat-Poliçan, në lagjen Uznovë, por arratia e tyre zgjati vetëm 20 minuta pasi ata u arrestuan nga forca të shumta policie në dalje të qytetit. Shënjestra e atentatit ishte shtetasi Hektor Arrëza i cili sapo ishte larguar nga lavazhi në momentin e atentatit. Arrëza kishte një vit që kishte marrë me qera lavazhin nga 52-vjeçari Vladimir Spahiu por prej disa muajsh nuk i kishte paguar lekët e qerasë pronarit Spahiu.

Top Channel/ Prokuroria e Ekuadorit akuzon shkodranin Dritan Gjika për pastrimin e 31 milionë USD
18/04 22:25
Top Channe/ Deklaratat e Metës, i ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë: Dënojmë sulmet ndaj SPAK!
18/04 21:07
Top News/ ‘E ardhmja jo me politikanët e korruptuar’/ Wisner: Sulmet ndaj Dumanit shqetësuese
18/04 20:47
Top Channel/ Ndryshime në provimet e maturës/ Specialistët e arsimit propozojnë mënyra të tera
18/04 19:52
Top Channel/ Sondazhi, shqiptarët 79.4% pro SPAK, votuan rreth 6 400 vetë në top-channel.tv
18/04 19:41
Top News/ Nga Reforma Zgjedhore tek SPAK/ Basha takon kreun e OSBE – Të votojë diaspora
18/04 19:31
Top Channel/ Kryemadhi “rikthehet” te Meta:Jam dakord me akuzat për SPAK, por jo me gjuhën që përdor
18/04 19:10
Top News/ Tentuan të korruptonin policët/ Në pranga 4 persona, shkon në 44 numri i të arrestuarve
18/04 17:27
Top Channel/ “Për çfarë m’i jep?” Tentuan të korruptojnë policët, në pranga 4 shoferë në kryeqytet
18/04 16:41
Top Channel/ “Institucion pensionistësh”,projektligji për prefektin e qarkut përplas Ballën me Çupin
18/04 15:59
Top Channel/ Mosfutja në rendin e ditës të mocionit me debat për “Xibrakën”,Çuçi: Çështje e ezauruar
18/04 15:58
Top Channel/ “Erion Veliaj duhet të ishte shkarkuar”, Noka: Korrupsion i paparë unik…
18/04 15:58
Top Channel/ “Vallëzim me hënën”! Botimi i fundit i trilogjisë së Namik Dokles, kushtuar Gorës
18/04 15:55
Top Channel/ Serbia ndalon policët e Kosovës! Kurti mbledh urgjent qeverinë
18/04 15:52
Top Channel/ Mbyllen aplikimet për bujqësinë! Shtohen kërkesat për mbështetje në Korçë e Fier
18/04 15:52
Top Channel/ Siguria online dhe në shkolla, Balla: 1100 shpërndarës droge të arrestuar
18/04 15:50
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Në Tiranë po ndërtohet “TEDA”, 7 mijë vende të reja pune
18/04 15:31
Top Channel/ Emigranti gjendet i pajetë! Korçë, 25-vjeçari vinte nga vendet e Lindjes
18/04 15:28
Top Channel/ Franca i shpall “luftë” adoleshentëve të dhunshëm: Në shkollë deri në 6 pasdite
18/04 15:25
Top Channel/ Ndalohet gjyshi i 3-vjeçarit! Ndalohet edhe vëllai i gjyshes
18/04 15:24