Bashkia Tiranës zhvendos nga konvikti 15 në një banesë me qira familjen Gjergjo
11/12/2019 16:16

Familja Gjergo u zhvendos nga konvikti 15 në “Qytet Studenti” në një banesë me qira të paguar nga Bashkia e Tiranës. Familja Gjergo është nga familjet që prej disa vitesh jetonin në ambientet e konviktit 15 në “Qytet Studenti”. Por, amortizimi dhe tërmeti i 26 nëntorit bëri që kjo godinë të shpallej e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, ndërsa Bashkia e Tiranës vendosi t’i trajtojë si të gjithë familjet e tjera të prekura nga tërmeti, me bonus qiraje me vlerën e tregut. Sot 4 pjesëtarët e kësaj familje, falë mbështetjes me bonus qiraje, janë akomoduar në një apartament të ri me kushte komode pranë shkollës “1 maji”, në zonën e “Ali Demit” në Njësinë 2. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e familjes së Pëllumb Gjergos,ku theksoi se kushtet e jetesës janë shumë herë më të mira në krahasim me ato që ofronte një godinë që ishte ndërtuar për studentët dhe jo për ambient familjar. “Sot jemi më mirë se ç’ishim në konvikt. Vetëm ideja që ke një shtëpi që është e jotja, me qira të paguar, që nuk ke tualet të përbashkët, që nuk ke hy e dil me lloj-lloj njerëzish, por je pjesë e një komuniteti dinjitoz, unë them se tani jemi më mirë”, tha kryetari Veliaj. Më tej, ai shtoi se të gjitha familjet që janë zhvendosur nga godina 15, por edhe dy godinat e tjera që gjithashtu janë konsideruar të pabanueshme, do të strehohen në shtëpi me qira. “Edhe për pjesën tjetër do vazhdojmë me të njëjtin trajtim, pra nëse do u japim të gjithëve apartamente, do vazhdojmë të njëjtin trajtim edhe për ju që erdhët nga konviktet, sepse duhet zgjidhur njëherë e mirë. Çështja është që ne i besojmë më shumë këtyre legjendave urbane se sa i besojmë shtetit. Pra,dëgjoj histori që njerëzit i sajojnë më shumë për të mbajtur veten me gajret sesa të bazuar në një fakte, kurse ajo që është fakt dhe u bë realitet është: u aprovuan qiratë, ja ku jemi me qiratë! Nesër do aprovojmë apartamentet, do jemi në një apartament që o do blihet o do rindërtohet”, shtoi Veliaj. Ndërkaq, Pëllumb Gjergo falenderoi Bashkinë e Tiranës për menaxhimin e situatës dhe përkrahjen e dhënë, ndërsa theksoi se jetesa në konvikt ishte bërë e vështirë për shkak të kushteve të këqija. “Aty ka qenë një ligjshmëri në gjithë këtë paligjshmërinë e madhe; paguanim atë qiranë shtetit, por ishim të paligjshëm, sepse ishim pjesë e një ndërtese që nuk ishte funksionale, kishte humbur destinacionin e vet që nga ’90. Secili në atë memorien e tij e kishte fiksuar që kjo është e imja dhe që dikur do privatizohet. Faleminderit ju, sepse kjo traumë që kemi pësuar ne,pa një menaxhim të shpejtë, që ne e kemi prekur, unë të paktën e kam prekur, që jam shumë me pretendime, por e shoh që menaxhimi ka qenë në mos perfekt, ai i duhuri”, u shpreh Gjergo. Veliaj informoi familjen Gjergo se tashmë për të gjitha familjet që do të zhvendosen nga godinat e Qytet Studentit apo ato që i janë dëmtuar shtëpitë në zonën e Kinostudios do të ndërtohet një lagje krejtësisht e re në zonën e Shkozës. “Ne kemi konceptuar sesi këtu te “Autotraktorët” të bëjmë një lagje të re. E gjithë zona e atyre që dalin pa banesa në Kinostudio, në Qytetin Studenti, është edhe pika më e afërt. Ai është një vend ideal që kryeministri e ka me shumë merak që të gjejmë edhe një arkitekt ndërkombëtar dhe që njerëzit të mos thonë po shkojmë në një geto, por një gjë që është bërë me shije, me planimetri, me infrastrukturë. Atje kalon Unaza e madhe, pra aty është edhe rrethrrotullimi i Unazës. Nuk është e largët dita kur njerëzit do luten të shkojnë te këto lagjet e reja. Për të gjitha këto arsye, them që bëmë një vendim të mirë, dua të të falenderoj shumë për bashkëpunimin”, u shpreh Veliaj.

Top News/ Investim në liqenin e Tiranës, parku më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED
28/03 10:54
Top Channel/ 37 ndërtimet pa leje në Lushnjë, 12 të dënuar! Mes tyre 4 inspektorë dhe 2 policë
28/03 10:14
Top Channel/ Sekuestrohen mbi 37 mijë kubikë me fara dhe fidanë kanabisi, arrestohet një 38-vjeçar
28/03 10:13
Top News/ Fidanishtja e kanabisit në Velipojë, policia shkatërron fermën gjigante me 37 mijë bimë
28/03 10:13
Top News/ Lejuan ndërtime pa leje në Lushnje/ Dënohen me burg kryeinspektorët, inspektorët e policët
28/03 10:10
Top News/ Mbi 37 mijë bimë, shkatërrohet superferma e kanabisit në Velipojë
28/03 09:54
Top Channel/ Aksident i rëndë në Fier, “Range Rover” përplas për vdekje një person
27/03 22:28
Top News / Metamorfoza e Tiranës / Rama: Duhet të jetë metropoli më atraktiv i Ballkanit
27/03 22:15
Top News/ Aksidentohet për vdekje këmbësori në Fier/ U përplas nga ‘Range Rover’, vdes në spital
27/03 22:01
Top Channel/ Qeveria dëmshpërblim 170 mijë euro familjarëve të viktimave të Gërdecit e të plagosurve
27/03 22:00
Top News/ ‘Fotografitë, në dorën e gjysmës sime më të mirë’ /Rama në prezantimin e ‘Tirana nga Ajri’
27/03 21:48
Top News/ Qeveria zbaton Strasburgun / Ndan dëmshpërblimet për viktimat e Gërdecit
27/03 21:23
Top News/ FNSH, aksion blic në Vlorë / Arrestohen disa persona
27/03 20:37
Top News/ Tronditet Vlora, FNSH dhe RENEA në aksion / Në pranga disa persona
27/03 20:37
Top Channet/ Forca të shumta policore dhe FNSH-je në Vlorë, pamje nga vendi i ngjarjes
27/03 20:27
Top Channel/ Policia dhe FNSH ‘blindojnë’ Vlorën, disa të arrestuar nga aksioni ‘blic’
27/03 20:26
Top Channel/ Vihet në pranga 37-vjeçari në Lezhë, çfarë gjeti policia në makinën e tij
27/03 19:45
Top Channel/ Incident në ndeshjen Kastrioti-Elbasani, tifozi godet punonjësin e policisë
27/03 19:45
Top Channel/ Bulqiza ‘nën pushtetin’ e pluhurit të Saharasë
27/03 19:41
Top Channel/ Sulmi terrorist ndaj Top Channel/Ngjarja ku humbi jetën një punonjës, ende e pazbardhur
27/03 19:38